Soldado i zhgënjyer me paraqitjen ndaj Atleticos

e premte, 20 prill 2012

Sulmuesi i Valencias, Roberto Soldado (Foto: AP)
Sulmuesi i Valencias, Roberto Soldado, ka mbetur i zhgënjyer me paraqitjen e mbrëmshme të skuadrës së tij, veçanërisht në pjesën e dytë kur ata pranuan tre gola.
 

Rezultati ishte i barabartë në pjesën e parë, me Jonas që kishte neutralizuar golin e parë të Radamel Falcao, por ata pranuan dy gola brenda pesë minutash me të filluar pjesa e dytë, dhe një gol tjetër të mëvonshëm, para se të ngushtojnë disavantazhin në 4-2 në kohën shtesë.

“Fillimi i pjesës së dytë ishte shumë i keq për ne. Ne nuk punuan mjaft fuqishëm, as në aspektin defensiv as në atë ofensiv”.
“Në ndeshje të këtij lloji ju duhet të jepni 100 për qind gjatë gjithë kohës dhe ne nuk e bëmë këtë. Atletico Madrid luajti shumë mirë me lojtarët që kishte në sulm, por është një rezultat i vështirë për ne”.

“Tifozët tanë tash do të jenë esencial për ne në aspekt të përmbysjes së rezultatit, siç ishin tifozët e Atleticos vendimtar për ta sonte”, ka thënë Sodlado.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum