Barazojn Italianet

e enjte, 14 qershor 2012

Italia nuk ka arritur asgjë më shumë se një barazim në ndeshjen kryesore të ditës ndaj Kroacisë të zhvilluar në Poznan, duke ia shtuar kështu vetes problemet për kualifikim.Italianët e filluan më mirë ndeshjen, duke dominuar në posedim dhe në raste. Mario Balotelli u shfaq aktiv në fillim, por portieri Pletikosa u tregua i jashtëzakonshëm duke bërë disa intervenime.
 Kroatët në pjesën e parë nuk ishin aq aktivë, kurse në vazhdim Italia kalon në epërsi.
 
Pas një gjuajtje të lirë të akorduar në minutën e 39-të nga Howard Webb, ishte mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, ai që në mënyrë mjeshtërore finalizoi për 1-0 dhe epërsinë e Azzurëve.
 
Kështu mbaroi pjesa e parë, kurse në pjesën e dytë kemi parë një fytyrë tjetër. Kroacia vazhdimisht sulmoi dhe kërkoi golin e barazimit.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum