Simone: Ende nuk jemi në finale

e premte, 20 prill 2012

Menaxheri i Atletico Madrid, Diego Simeone (Foto: AP)
Menaxheri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka paralajmëruar skuadrën e tij të mos vetëkënaqet, pasi ata shënuan fitore 4-2 ndaj Valencias në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League.




Atletico do të ketë avantazhin e dy golave për ndeshjen e kthimit që zhvillohet javën e ardhshme në Mestalla, por Simone mendon se pjesëmarrja në finale ende nuk është siguruar.

“Fitorja nuk është vendimtare, por është një rezultat të cilin ne të gjithë do ta kishim pranuar më herët. Ne do të shkojmë te Valencia duke e ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë, veçanërisht në një atmosferë të shkëlqyeshme”, ka thënë Simone për AS.
Argjentinasi po ashtu ka lavdëruar skuadrën e tij për kombinim të lojës agresive dhe futbollit atraktiv.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum