Sulmuesi ukrainas Andrey Shevchenko nuk ka mundur të festojë natën e madhe kur arriti të udhëheqë Ukrainën drejtë fitores ndaj Suedisë në Euro 2012, me 2 golat e shënuara nga ai.
Sulmuesi i njohur ukrainas, vetëm 3 orë pas ndeshjes, u gjendë në një aksident që nuk pati pasoja të mëdha. Veturën e Shevës(vetura e bardhë) e goditi një person nga mbrapa, por që për fat të mirë vetura e tij u godit nga anash dhe dëmet ishin vetëm materiale.
Shevchenko në një intervistë për mediat ukrainase deklaroj se ishte i shqetësuar sepse me të gjindej gruaja e tij e cila është shtatëzënë.