Bielsa: Bëra gabime taktike

e premte, 20 prill 2012

Menaxheri i Athletic Bilbao, Marcelo Bielsa (Foto: Reuters)
Menaxheri i Athletic Bilbao, Marcelo Bielsa, thotë se ai gaboi kur e nxori nga loja Ander Herrera gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së mbrëmshme gjysmëfinale të Europa League përballë Sporting Lisbonës.
 

Bilbao ishte në avantazh 1-0 kur Bielsa, 17-minuta para fundit të takimit e zëvendësoi argjentinasin dhe një minutë më pas baskët pësuan një gol nga Emiliano Insua para se Diego Capel më vonë të shënojë golin e fitores.

“Skuadra vuajti në mungesë të Herrera. Mendova se ne do të fitonim më shumë topa nëse ata na sulmojnë pasi ne ishim në avantazh në atë moment”.
“Është e qartë se duhet të fitojmë në shtëpi tash, por kjo nuk duhet të shihet si një objektiv i paarritshëm”, ka thënë Bielsa. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum