Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai do të
preferonte sezoni të zgjatë edhe më shumë, për shkak të formës që po
kalon skuadra e tij.
Pas një fillimi të vështirë jashtë top
katërshit, Arsenali është rikthyer për t’u pozicionuar i treti me edhe
gjashtë ndeshje të mbetura në Ligën Premier.
“Kjo skuadër është zhvilluar në dy ose tre muajt e fundit dhe është
për të ardhur keq që distanca deri në fund të sezonit nuk është e
madhe”.
“Ne jemi dhjetë pikë prapa Cityt tash, që është mrekulli kur mendoni se ku ishim në fillim të sezonit”, ka thënë Wenger.