Menaxheri i Fulhamit, Martin Jol, beson se skuadra e tij ishte e
pafat që nuk nxori pikë të plota në barazimin 1-1 ndaj rivalit
londinez, Chelseat.
“A merituam të fitojmë? Mendoj se po.
Ishte ndeshja jonë e dytë në disa ditë, ata bënë gjashtë ndryshime dhe
ne bëmë dy. Në pjesën e parë ne u shkaktuam probleme të vërteta atyre.
Vendimi për penalti ishte i butë dhe erdhi në kohë të keqe. Ne gjithmonë
besuam dhe luajtëm mirë”.
“Ne kemi dy barazime të mira kundër tyre në stil të njëjtë dhe ne
bëmë të njëjtën gjë sot. Ne treguam një karakter shumë të mirë”.
“Nëse shikoni në kualitetet që ata kanë, ata duhej të fitonin. Duke
marrë parasysh situatën, kjo ishte një urgjencë reale. Mendoj se ne i
ndaluar ata por duhej të krijonim më shumë shanse në ballë të golit”, ka
thënë Jol.