Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, u ka kërkuar faje
publike dy trajnerëve – atij të klubit, Roberto Mancini dhe atij të
përfaqësueses, Cesare Prandelli – për përjashtimin e tij në sfidën ndaj
Arsenalit.
Përjashtimi me kartonin e dytë të verdhë në
Emirates ka bërë që SuperMario të rrezikojë qëndrimin te klubi aktual
dhe po ashtu edhe pjesëmarrjen në Euro 2012.
“Shpresoj të kthehem te Azzurrët në prill. Tashmë e kam humbur një ftesë te ekipi kombëtar. Nuk dua ta bëj për të dytën herë”.
“Me vjen shumë keq për çfarë ndodhi, për zhgënjimin e Manchester
Cityt dhe në veçanti të Roberto Mancinit, të cilin e respektoj dhe e
dua”, citon
ANSA fjalët e sulmuesit italian.