Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai do të preferonte sezoni të zgjatë edhe më shumë, për shkak të formës që po kalon skuadra e tij.
“Kjo skuadër është zhvilluar në dy ose tre muajt e fundit dhe është për të ardhur keq që distanca deri në fund të sezonit nuk është e madhe”.
“Ne jemi dhjetë pikë prapa Cityt tash, që është mrekulli kur mendoni se ku ishim në fillim të sezonit”, ka thënë Wenger.