Frederic Kanoute do të largohet nga Sevillas në fund të sezonit, kur do të mbetet pa kontratë.
Presidenti
i klubit spanjoll, Jose Maria del Nido, ka konfirmuar se ata nuk kanë
planifikuar biseda për kontratë të re me Kanouten.
Ish-sulmuesi i Tottenhamit dhe West Ham United pritet të largohet
drejt Lindjes së Mesme për një kontratë të pasur në vitet e fundit të
karrierës së tij.