Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, u ka kërkuar faje publike dy trajnerëve – atij të klubit, Roberto Mancini dhe atij të përfaqësueses, Cesare Prandelli – për përjashtimin e tij në sfidën ndaj Arsenalit.
“Shpresoj të kthehem te Azzurrët në prill. Tashmë e kam humbur një ftesë te ekipi kombëtar. Nuk dua ta bëj për të dytën herë”.
“Me vjen shumë keq për çfarë ndodhi, për zhgënjimin e Manchester Cityt dhe në veçanti të Roberto Mancinit, të cilin e respektoj dhe e dua”, citon ANSA fjalët e sulmuesit italian.