Busquets: Ta fitojmë Kupën për Guardiolën

e martë, 1 maj 2012

Sergio Busquets
Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, thotë se lojtarët Blaugranë dëshirojnë t’ia japin lamtumirën Pep Guardiolës duke fituar Kupën e Mbretit.


Barcelona do të përballet me Athletic Bilbaon në finale të Kupës, por së pari ata duhet të luajnë edhe tre ndeshjet e mbetura në ligë, që fillojnë me ndeshjen e të mërkurës ndaj Malagas në Nou Camp.

“Gjëja më e rëndësishme është skuadra. Ne duhet të bëjmë gjithçka që Leo Messi ta përfundojë sezonin si golashënuesi më i mirë. Ai ka thyer të gjitha rekordet, ai është më i miri në botë”.

“Po ashtu, ndeshja që ka mbetur [në finale të Kupës] është shumë e rëndësishme, shpresoj Pep të largohet nga klubi me një titull të Kupës”, ka thënë Busquets për faqen zyrtare të Barcës. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum