Muniain: T’ia prishim festën Realit

e martë, 1 maj 2012

Sulmuesi i Athletic Bilbao, Iker Muniain, synon ta pengojë Real Madridin për ta festuar titullin e ligës këtë javë, duke shmangur disfatën ndaj djelmoshave të Jose Mourinhos.
 

Los Blancos aktualisht kanë shtatë pikë mbi Barcelonën me vetëm tre ndeshje të mbetura, dhe mund ta fitojnë titullin e parë të ligës që nga viti 2008 nëse nxjerrin një pikë në ndeshjen e nesërme.

“Është një ndeshje e cila do të kërkojë shumë. Ne do të shkojmë dhe do të synojmë ta shtyjmë festën e tyre. Ata luajnë për titullin e ligës, por ne gjithmonë e veshim fanellën tonë me krenari dhe San Mames është edhe një shtytje për ne”, ka thënë Muniain. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum