Mancini: United ende është favorit

e martë, 1 maj 2012

Roberto Mancini (Foto: Getty Images)
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se Manchester United ende ka një avantazh në garën për titullin e Ligës Premier, pavaraësisth se skuadra e tij tashmë ka marrë kreun e tabelës.
City mposhti United në Etihad Stadium dhe barazoi pikët me rivalin lokal, por ka pushtuar pozitën e parë falë diferencës më të mirë të golave.

“Ne jemi të kënaqur, por mendoj se ndeshja e të dielës [kundër Newcastle] do të jetë një ndeshje tjetër e vështirë. Ata [Man United] kanë një ndeshje të lehtë ndaj Swanseea. Mendoj se për momentin ne jemi në maje të ligës, por United ka një avantazh të lehtë, ende”.

“Ne merituam ta fitojmë ndeshjen. Ne shënuam, luajtëm shumë mirë. Ne kishim shanse të tjera ër të shënuar golin e dytë. Nuk mendoj se ata kishin ndonjë shans për të shënuar. Por ishte një ndeshje e vështirë, pasi United është një top ekip”, ka thënë Mancini pas ndeshjes së mbrëmshme.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum