Triumfojn Madrilenet [VIDEO]

e shtunë, 24 mars 2012

Foto: AP






















Pas dy barazimeve radhazi, Real Madridi i është kthyer fitores duke mposhtur Real Sociedadin me rezultat 5-1 në Santiago Bernabeu.
 

Nuk zgjati shumë nga fillimi i ndeshjes (6’) dhe Gonzalo Higuain i kaloi vendasit ne epërsi pasi pranoi një top nga Karim Benzema.

Pas një pasimi të bukur të Kaka, Cristiano Ronaldo shënoi golin e 100-të në La Liga (32’) pas 92 ndeshjesh duke u bërë lojtari i Realit që më shpejtë ka arritur këtë shifër dhe duke thyer kështu rekordin e Ferenc Puskas (i cili e ka arritur shifrën prej 100 golash në La Liga pas 115 paraqitjesh).
Karim Benzema realizoi një gol të bukur për ta trefishuar epërsinë e Los Blancos (40’), ndërsa Xabi Prieto shënoi golin që rezultoi i nderit për mysafirët (41’).
Në minutat e para të gjysmës së dytë (49’), Benzema shënoi edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje.
Të njëjtën gjë e bëri edhe Cristiano Ronaldo disa minuta më vonë (56’), ndërsa asisti ishte i Gonzalo Higuan. Me këtë gol, portugezi u barazua në listën e golashënuesve me Lionel Messin, me nga 35 gola të shënuar në La Liga këtë edicion.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi ruan diferencën prej gjashtë pikësh nga Barcelona.











 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum