Chelsea vështirë se mund ta zë vendin e katërt

e diel, 25 mars 2012

Roberto Di Matteo, Foto: Getty Images




















Pas barazimit pa gola ndaj Tottenhamit, trajneri i Chelseat, Roberto Di Matteo, ka deklaruar se skuadra e tij vështirë se do të mund ta zë vendin e katërt këtë sezon.
 

“Do të jetë vështirë. Mirëpo, që nga dita kur u angazhova, mendoj se e kemi ditur se do të jetë një punë e vështirë”.

“Janë edhe tetë ndeshje për t’u luajtur dhe ne do të mundohemi të fitojmë sa më shumë që mundemi, në mënyrë që të përpiqemi ta zëmë vendin e katërt”, ka deklaruar italiani për Sky Sports

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum