Enrique: Më duhet kohë

e mërkurë, 11 prill 2012

Luis Enrique (Foto: Getty Images)
Trajneri i Romës, Luis Enrique, thotë se edhe disa nga trajnerët më të mëdhenj të futbollit, si Johan Cruyff dhe Alex Ferguson kanë pasur nevojë për kohë para se të fillojnë të fitojnë.
 

“Ju mediat dëshironi të krijoni një betejë në mes meje dhe drejtuesve, por unë nuk jam i interesuar në këto gjëra. Kur ka nevojë të bisedohet me drejtuesit atëherë unë do ta bëj këtë në mënyrë private. Unë jam i interesuar për përmirësimin e skuadrës”.

“Unë nuk jam i turpëruar nga asgjë, jam krenar me lojtarët e mi për mënyrën se si ata stërviten dhe po ashtu për zhgënjimet të cilat i shoh në fytyrat e tyre kur ne pësojmë në një ndeshje”.

“Unë e marr përgjegjësinë për gjërat këtu, andaj t’i lëmë lojtarët të qetë. Sa iu desh Johan Cruyff për të fituar? Sa iu desh Alex Ferguson? Çdo trajner ka nevojë për kohën e tij”, ka thënë spanjolli

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum