Toure kërkon fitore ndaj United

e hënë, 30 prill 2012


Yaya Toure (Foto: Getty Images)

Yaya Toure ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij të Manchester Cityt të luajnë për fitore në ndeshjen e sotme kundër rivalit lokal Manchester United.

 “Ne duhet të japim më shumë se ata, nëse ne nuk e fitojmë ndeshjen, ne jemi jashtë garës për titull. Ne kemi humbur shumë pikë në disa muajt e kaluar, por tash ne kemi një shans dhe nuk mund ta humbim. Është finale për ne”.

“Nuk e di se si do të përfundojë gara për titull ose kush do të jetë kampion, por nuk e kam ndryshuar mendjen time, ne kemi luajtur shumë më mirë se sa United këtë sezon”.

“Nuk e kam pritur që derbi të jetë kaq vendimtar në garën për titull. Edhe ne edhe ata kemi mundur ta zgjidhim këtë deri tash, por në fund kjo do të jetë ndeshja vendimtare, dhe kjo i bën gjërat shumë më ngazëlluese”, ka deklaruar Toure për Goal.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum