Renditja e FIFA: Spanja nuk e lëshon kreun

e mërkurë, 11 prill 2012

Spanja ka ruajtur pozitën e parë në renditjen e fundit të FIFA-s, derisa Holanda ka humbur pozitën e dytë.
 

Gjermania është ngjitur një vend dhe tash pozicionohet e dyta, me fituesin e Copa Amerika, Uruguain, që tash pozicionohet i treti.

Pavarësisht se nuk kanë luajtur asnjë ndeshje në muajin e kaluar, finalistët e Botërorit 2010, holandezët, kanë rënë dy vende në renditje dhe tash pozicionohen të katërt.

Portugalia ka tejkaluar Brazilin (i gjashti) dhe Anglinë (e shtata) për t’u ngjitur në vendin e pestë, me Kroacinë, Danimarkën dhe Argjentinën që mbyllin top dhjetëshin.
Italia ka rënë tre pozita dhe tash rreshtohet e 12-ta..

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum