Zola: Dua ta drejtoj Chelsean

e mërkurë, 11 prill 2012

Ish-sulmuesi i Chelseat, Gianfranco Zola, ka zbuluar se ai do të dëshironte t'i drejtojë Blutë në të ardhmen.
 

45-vjeçari veshi fanellën e Chelseat nga viti 1996 deri në vitin 2003, dhe dëshiron të kthehet në Stamford Bridge kur të jetë koha e duhur.

“Do të më pëlqente të drejtoj Chelsean, por kushtet nuk janë të duhura në këtë moment. Kam pranuar disa oferta, por të gjitha varen nëse unë besoj në projektin”, ka thënë Zola për La Gazzetta dello Sport.

Chelsea së fundi shkarkoi trajnerin Andre Villas-Boas dhe përkohësisht drejtohet nga Roberto Di Matteo.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum