Klubi nga Katari, Al Rayyan, është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Schalkes, Raul.
Kontrata
e 34-vjeçarit skadon në fund të sezonit aktual, ndërsa palët akoma nuk
kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e saj, duke qenë se Schalke i ka
ofruar kontratë njëvjeçare, ndërsa spanjolli dëshiron të nënshkruajë së
paku deri në vitin 2014.
Sipas
Estad Aldoha, Al Rayyan tashmë ka filluar të kontaktojë personat që mund të ndikojnë te Raul që të transferohet në Gjirin Persik.