Ish-anëtari i stafit të Juventusit, Franco Ceravolo, i cili ka
punuar me Sebastian Giovincon në të kaluarën, beson se sulmuesi i Parmës
i ka të gjitha kualitetet për të rezultuar i suksesshëm te Barcelona.
25-vjeçari
është në bashkëpronësi mes Juves dhe Parmës dhe ndërkohë që po
spekulohet se ai mund të kthehet te Bianconerët, agjenti i lojtarit ka
njoftuar se Blaugranët janë të interesuar për italianin.
“Sikurse shumë klube të tjera në Evropë, Barcelona është gjithmonë në kërkim të talenteve të rinj”.
“Sebastian po e bën namin në Serie A dhe mendoj se ai do të
përshtatej për mrekulli te Barcelona, duke pasur parasysh se si luan
ekipi i Pep Guardiolas”, ka thënë Ceravolo për
Tuttomercatoweb.