Faqet

e hënë, 9 prill 2012

Barca – Real më 21 prill

Foto: Getty Images
Federata spanjolle e futbollit ka njoftuar se supersfida e La Ligas ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou, do të zhvillohet të shtunën me 21 prill në orën 20:00.

‘El Clasico’ fillimisht ishte caktuar të luhej të dielën (më 22 prill), mirëpo nuk ishte caktuar një datë përfundimtare.
Tani është vendosur që dy klubet nga kreu i tabelës të takohen një ditë më herët.
Në ndeshjen e parë kampionale të zhvilluar në Santiago Bernabeu, Barcelona fitoi me rezultat 3-1. Ndërkaq, kjo ndeshje do të jetë mjaft e rëndësishme sa i përket titullit të Kampionatit spanjoll.