Giovinco do të përshtatej te Barca

e hënë, 9 prill 2012

Sebastian Giovinco, Foto: Getty Images
Ish-anëtari i stafit të Juventusit, Franco Ceravolo, i cili ka punuar me Sebastian Giovincon në të kaluarën, beson se sulmuesi i Parmës i ka të gjitha kualitetet për të rezultuar i suksesshëm te Barcelona.

25-vjeçari është në bashkëpronësi mes Juves dhe Parmës dhe ndërkohë që po spekulohet se ai mund të kthehet te Bianconerët, agjenti i lojtarit ka njoftuar se Blaugranët janë të interesuar për italianin.

“Sikurse shumë klube të tjera në Evropë, Barcelona është gjithmonë në kërkim të talenteve të rinj”.

“Sebastian po e bën namin në Serie A dhe mendoj se ai do të përshtatej për mrekulli te Barcelona, duke pasur parasysh se si luan ekipi i Pep Guardiolas”, ka thënë Ceravolo për Tuttomercatoweb.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum