Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka
deklaruar se skuadra e tij me çdo kusht duhet ta shmangë humbjen nga
Borussia Dortmundi.
Bavarezët gjenden tre pikë prapa
Dortmundit në tabelën e Bundesligas, ndërsa të mërkurën zhvillojnë
derbin në Westfalenstadion, i cili pritet të jetë vendimtar për titull.
“Ne nuk guxojmë të humbim, sepse kjo do ta vendoste kampionatin shumë herët”.
“Në rast të barazimit, gara do të ishte ende e hapur, ndërsa me
fitore ne do të ishim në gjendje t’ia merrnim Dortmundit kryesimin që po
e gëzon tash”, ka thënë Rummenigge.