Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka deklaruar se skuadra e tij me çdo kusht duhet ta shmangë humbjen nga Borussia Dortmundi.
“Ne nuk guxojmë të humbim, sepse kjo do ta vendoste kampionatin shumë herët”.
“Në rast të barazimit, gara do të ishte ende e hapur, ndërsa me fitore ne do të ishim në gjendje t’ia merrnim Dortmundit kryesimin që po e gëzon tash”, ka thënë Rummenigge.