Xhiroja e fundit Raiffeisen Superligës vendos për gjërat që nuk dihen

e shtunë, 2 qershor 2012

"Ejani të festojmë së bashku". Kjo është thirrja që klubi Prishtina ua ka bërë tifozëve të vet për ndeshjen me Vëllaznimin.  Ndeshja me Vëllaznimin zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në
Stadiumin e qytetit në Prishtinë dhe i takon xhiros së fundit (33) të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Prishtina ka thirrur tifozët në festë, ndonëse ende nuk e ka siguruar titullin. Për të fituar titullin i duhet fitorja kundër Vëllaznimit. Por, drejtuesit e klubit nuk dyshojnë në fitore ndaj ekipit gjakovar, ashtu siç nuk dyshon pothuajse askush tjetër që përcjell futbollin kosovar. 

Të gjithë presin që Prishtina të fitojë ndeshjen e fundit dhe të festojë me titull 90-vjetorin e themelimit.







Raiffeisen Superliga - XXXIII

E diel (17:00)


Prishtina - Vëllaznimi

Liria - Trepça '89

Lepenci - Hysi

Trepça - Drita

KEK-u - Besa

Drenica - Gjilani 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum