Vertonghen shumë afër Tottenhamit

e shtunë, 2 qershor 2012

Mrojtësi i Ajaxit Jan Jan Vertonghen, ka zbuluar se është afër për të kaluar në Tottenham, dhe beson se një marrëveshje e tillë mund të finalizohet në  javët apo ndoshta edhe ditët e ardhshme.
Belgu ka qenë objekt i spekulimeve që e lidhnin atë me skuadra të ndryshme eurpiane.
Por Vertonghen, ka deklaruar më parë preferencën e tij për t’u bashkuar me Tottenhamin, dhe tani mbrojtësi thotë se kjo lëvizje duket pranë përfundimit.
I pyetur nëse e dinte se ku dhe cilit klub do ti pëlqente ti bashkohet, ai tha: “Po unë e di se ku dua të shkoj, dhe mendoj se tashmë është e qartë për të gjithë.”. Kur gazetarët  e pytën  nëse ky klub është Tottenham, ai pohoi me kokë dhe tha: “. Po”.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum