Trajneri Roberto Mancini ka lënë të kuptohet se ManchesterCity do të bëjë një tjetër lëvizje serioze për të blerë Robin vanPersie këtë verë, nëse Arsenal do të dështojë në negociatat e reja, për rinovimin e kontratës me bomberin holLandez.
Van Persie i mbaron kontrata me klubin e Londrës Veriore pas 12 muajsh dhe klubi kampion i Anglisë e ka objektivin primar të merkatos së verës.
Do të duhen të paktën 25 milionë sterlina për të shkëputur hollandezin nga Londra, por Mancini mendon se ky është cmim real, dhe jo fantashkencë si 45 milionët e kërkuar nga Napoli për Edinson Cavani.
"Kë do të zgjidhja mes Van Persie dhe Cavani? Hollandezi është një kampion por edhe uruguajani ka gjithcka që dua. Doja ta sillja te Interi kur ai asokohe luante te Palermo. Por është e pamundur të marrësh Cavani me kaq para. Me Robin Van Persie është ndryshe", tha tekniku i Manchester City.
"Van Persie është një lojtar në top formë dhe situata me të, është e ndryshme nga ajo kur ne blemë Clichy dhe Nasri. Arsene Wenger e kishte të vështirë ti mbante ata në Londër" deklaroi Roberto Mancini.