UEFA suspendon Wengerin për tre ndeshje

e premte, 30 mars 2012

Arsene Wenger (Foto: Reuters)
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është ndëshkuar me rreth 30 mijë euro dhe është suspenduar për tre ndeshje nga UEFA për shkak të sjelljeve të tij në fitoren 3-0 ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve.
 

Skuadra e tij kishte nevojë për një fitore 4-0 për të çuar ndeshjen në kohë shtesë, por nuk ishte e aftë të shënojë golin e katërt vendimtare, pavarësisht se shënoi tre gola në pjesën e parë.

“Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është suspenduar për të ushtruar funksionin e tij për tre ndeshje në garat e UEFA-së nga Trupa Kontrolluese dhe Disiplinare e UEFA. Wenger po ashtu është ndëshkuar me 40 mijë euro.”, shkruhet në faqen e UEFA-së.

Francezi ishte suspenduar për dy ndeshje nga UEFA edhe më herët gjatë këtij sezoni, pasi Topçinjtë u kualifikuan për në fazën grupore duke eliminuar Udinesen

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum