Nani: Po shqyrtoj opsionet

e shtunë, 2 qershor 2012

Nani, Foto: Reuters
Anësori i jashtëzakonshëm i Manchester United, Nani, ka lansuar një bombë të vërtetë drejt klubit nga Old Trafford duke pranuar se ai është duke i shqyrtuar të gjitha opsionet për të ardhmen e tij.
   

“Unë kam plot pesë sezone me United dhe i kam fituar të gjitha titujt. Unë jam i lumtur këtu, por nuk po them asgjë për të ardhmen time. Jam duke i studiuar opsionet. Futbolli nuk është vetëm të luash në Angli dhe Spanjë. Është e mundur të gjesh sukses edhe në vende tjera”.

“Agjenti im po pret për lajme nga United. Ne kemi bërë ofertën tonë për kontratën e re dhe varet nga ajo që po mendon klubi tani”, ka deklaruar Nani.
Nanit i skadon kontrata verën e vitit të ardhshëm dhe momentalisht po zhvillohen bisedime për rinovimin e portugezit, të cilat janë në fazën finale.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum