Tottenhami në kërkim të Blanc

e hënë, 18 qershor 2012

Laurent Blanc, Foto: Reuters
Trajneri i përfaqësueses së Francës, Laurent Blanc, u ka rënë në sy drejtuesve të Tottenham Hotspur – shkruan Goal.com.
 

Francezi konsiderohet si kandidat i duhur për zëvendësimin e Harry Redknapp, prandaj klubi nga White Hart Lane është duke përgatitur një ofertë për ta joshur atë drejt Spursave.

Kontrata e Blanc me Federatën Franceze të Futbollit skadon pas Euro 2012 dhe Tottenhami është i gatshëm që ta katërfishojë pagën e tij aktuale. (Blanc merr një milion euro në vit si përzgjedhës i Francës).

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum