Cesc: Ishte vështirë të adaptohem te Barca

e enjte, 14 qershor 2012

Cesc Fabregas (Foto: Getty Images)
Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka thënë se ai e ka pasur të vështirë të adaptohet me jetën në Camp Nou.
 

Fabregas u rikthye te klubi katalanas verën e kaluar me një marrëveshje të vlefshme 39 milionë euro, pasi i ishte bashkuar Arsenalit në vitin 2003 nga akademia e të rinjve e Barcelonës.

“Ka qenë një ndryshim radikal në jetën time dhe ishte vështirë të adaptohesha. Kalova nga një lojë me liri të plotë të lëvizje [që luaja te Arsenali] te Barcelona, ku loja ishte më pozicionale”.

“Ishte një sfidë dhe kam kaluar nëpër një periudhë ku isha i shqetësuar për këtë”, ka thënë Fabregas për El Pais.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum