Keita dëshiron ta mbyllë karrierën te Barca

e hënë, 18 qershor 2012

Seydou Keita, Foto: Getty Images
Mesfushori nga Mali, Seydou Keita, ëndërron që ta përfundojë karrierën te Barcelona.


Lojtari ka edhe dy vite në kontratën e tij, mirëpo ai e ka mundësinë të largohet në fund të qershorit pasi nuk ka luajtur në 50 për qind të ndeshjeve zyrtare të Blaugranëve në sezonin që lamë pas.

Megjithatë, trajneri i ri, Tito Vilanova, ka shprehur interesim për mbajtjen e mesfushorit, i cili po ashtu dëshiron të mbetet në Camp Nou.

“Më duhet të flas me klubin rreth të ardhmes sime. Por unë dua të vazhdoj; kjo është dëshira ime”.
“Do të më pëlqente që të pensionohesha te Barcelona, prandaj shpresoj që të ndodhë kështu”, ka thënë Keita për Mundo Deportivo.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum