Schalke në kërkim të Van der Vaart

e diel, 10 qershor 2012

Rafael van der Vaart, Foto: Reuters
Trajneri i Schalkes, Huub Stevens, ka konfirmuar se klubi i tij është në bisedime me agjentin e Rafael van der Vaart për transferimin e mesfushorit të Tottenhamit në Bundesliga.


“Kualitetet e tij janë të jashtëzakonshme. Schalke nuk do t’i thotë jo Van der Vaartit”.
“Unë e njoh atë nga qëndrimi i përbashkët në Hamburg dhe do të dëshiroja t’i bashkoj sërish forcat me të. Ne jemi në kontakt me agjentin e tij”.

“Nuk e di nëse Raf mendon për një kthim në Gjermani. Ende nuk kam folur me të, sepse ai është i përqendruar në Evropian”, ka thënë Stevens për Voetbal International

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum