Benzema: United më kërkon qe katër vite

e diel, 10 qershor 2012

Karim Benzema, Foto: AP
Karim Benzema ka njoftuar se trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, është përpjekur që ta transferojë në Old Trafford në katër sezonet e fundit.
 

“Thashethemet për të ardhmen time janë të shpeshta, çdo verë është njësoj, flitet se unë do të shkoj te ky apo ai klub”.
“Mirëpo, unë jam shumë i lumtur re Real Madridi dhe ideja për t’u larguar asnjëherë nuk më ka ardhur në mendje”.

“E di se Manchester Unitedi është përpjekur të më transferojë në tre apo katër vitet e fundit. Kur isha te Lyoni, ata dhe disa klube tjera angleze më dëshironin, mirëpo nuk mundën të arrijnë marrëveshje me Lyonin”.
“Megjithatë, unë doja të shkoj në Spanjë dhe sinqerisht asnjëherë nuk jam penduar për atë vendim”, ka pohuar Benz’ përThe Sun.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum