Hamilton triumfon në Kanada

e diel, 10 qershor 2012


Lewis Hamilton
Piloti i McLaren, Lewis Hamilton, ka fituar në garën për çmimin e madh të Kanadasë në Montreal.
Humbësit më të mëdhenj të kësaj gare ishin kampioni aktual Sebastian Vettel (Red Bull) dhe piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, të cilët zunë pozitat katër dhe pesë, respektivisht.

Vettel filloi nga pozita e parë dhe udhëhoqi deri në xhiron e 18-të, ndërsa drama e vërtetë filloi nga xhiroja e 50-të, kur Hamilton i ndërroi për dytën herë gomat dhe mbeti pas Alonsos dhe Vettelit, të cilët vazhduan pa hyrë në boks dhe filluan të humbnin sekonda pasi që gomat e tyre ishin harxhuar. Piloti i Red Bullit, megjithatë në fund i ndërroi gomat, por përfundoi vetëm i katërti.

Së bashku me Hamilton në podium u ngjitën edhe Romain Grosjean (Lotus) dhe Sergio Perez (Sauber).

Rezultatet e garës në Kanada:
1. Hamilton (McLaren-Mercedes) 1:32:29.586
2. Grosjean (Lotus-Renault) +2.513
3. Perez (Sauber-Ferrari) +5.260
4. Vettel (Red Bull-Renault) +7.295
5. Alonso (Ferrari) +13.411
6. Rosberg (Mercedes) +13.842
7. Webber (Red Bull-Renault) +15.085
8. Raikkonen (Lotus-Renault) +15.567
9. Kobayashi (Sauber-Ferrari) +24.432
10. Massa (Ferrari) +25.272

Renditja e pilotëve
1. Hamilton (McLaren-Mercedes) – 88
2. Alonso (Ferrari) – 86
3. Vettel (Red Bull) – 85
4. Webber (Red Bull) – 79

Renditja e konstrukotrëve:
1. Red Bull – 164
2. McLaren-Mercedes – 133
3. Lotus – 108
4. Ferrari – 97

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum