Nene: PSG do të jetë si Reali dhe Barca

e shtunë, 2 qershor 2012

Nene, Foto: Ap
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Nene, është i bindur se skuadra e Carlo Ancelottit do të jetë në një nivel me 
superfuqitë si Barcelona, Real Madridi dhe Bayerni i Munichut, kur klubi francez t’i ketë përballë gjigantët në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
“Këtë vit kemi bërë shumë transferime dhe Leonardo nuk do të ndalet këtu. Ai dëshiron të sjellë edhe më shumë lojtarë”.
“Mendoj se ekipi do të jetë shumë i fortë. Ne do të jemi në gjendje që të luftojmë në mënyrë të barabartë me Barcelonën, Real Madridin dhe Bayernin e Munichut”, ka thënë Nene

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum