Hulk: E ardhmja ime në dorë të agjentit

e shtunë, 2 qershor 2012

Hulk, Foto: Getty Images
Sulmuesi i Portos, Hulk, ka thënë se ai ende nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, por mbetet i bindur se agjenti i tij do të gjejë zgjidhje të mirë për të.
 

Mediat angleze besojnë se Chelsea dhe Porto janë pranë arritjes së marrëveshjes prej rreth 45 milionë eurosh, por 25 vjeçari ende nuk e di se çfarë po ndodh me të ardhmen e tij.

“Ne e dimë se lajmet për të ardhmen time po vijnë në baza ditore, por unë po tentoj të mos flas dhe ta lë në dorën e agjentit tim”.
“Jam i sigurtë se do të gjendet zgjidhja më e mirë, por gjithë ajo që po mendoj është të jem pjesë e planeve të Marco Menezes për Lojërat Olimpike”, është shprehur Hulk.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum