Osvaldo: Zidane po më kërkon te Reali

e shtunë, 2 qershor 2012

Pablo Osvaldo, Foto: Getty Images
Sulmuesi i Romës, Pablo Osvaldo, ka thënë se është drejtori i Real Madridit, Zinedine Zidane, ai që po e kërkon te klubi mbretëror spanjoll.
 

Mediat italiane besojnë se Real Madridi dëshiron të ofrojë Gagon dhe 10 milionë euro për shërbimet e sulmuesit, të cilin Roma e transferoi verën e kaluar.

“Unë i kam lexuar spekulimet për Real Madridin dhe interesimin e tyre për mua. Por, unë nuk kam dëgjuar për ndonjë ofertë konkrete. Në një ngjarje bamirësie së fundmi, Zinedine Zidane më ka thënë se ai dëshiron të më shohë në fanellën e Realit”, ka thënë Osvaldo. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum