Mourinho lëvdon trajnerin e ri të Liverpoolit

e premte, 1 qershor 2012

Jose Mourinho, Foto: AP
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka përshëndetur vendimin e drejtuesve të Liverpoolit për të emëruar për trajner të ri ish-menaxherin e Swanseas, Brendan Rodgers.


“Jam shumë i kënaqur me emërimin e tij si trajner i Liverpoolit, sidomos pasi ai e bëri këtë si pasojë e punës fantastike te Swansea”.

“Brendan është njeri i mirë, një njeri familjar dhe mik i mirë”, ka thënë Mourinho.
Rodgers e filloi karrierën e tij në ekipin e të rinjve te Readingu para se të transferohej nga Mourinho te Chelsea, ku Rodgers mori përvojën e duhur për t’u ngritur në piedestal. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum