Guardiola: Kontrata vendoset në ditët e ardhshme

e mërkurë, 25 prill 2012

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola (Foto: Reuters)
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se tifozët do ta kuptojnë të ardhmen e tij në ditët në vazhdim.


Pasi është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe është jashtë garës për titullin e kampionit të Spanjës, Guardiola është pyetur për vazhdimin e kontratës së tij.

“Do të takohem me presidentin Sandro Rosell në ditët në vijim dhe do të vendosim se çfarë është më e mira për të dyja palët. Është e qartë se është koha të flasim për këtë”, ka thënë Guardiola.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum