Martinez i ngazëllyer me fitoren ndaj United

e enjte, 12 prill 2012

Menaxheri i Wiganit, Roberto Martinez (Foto: Getty Images)
Menaxheri i Wigan Athletic, Roberto Martinez, është i lehtësuar pas fitores 1-0 ndaj Manchester United.
 

“Ka qenë një javë shumë e vështirë që nga ndeshja ndaj Chelseat. Por ne nuk mendojmë se duhet të fajësojmë ose të na vijë keq për veten. Ishte shumë e rëndësishme që ne të fokusohemi në paraqitjen tonë”.

“Në pauzën mes pjesëve ishte saktësisht e njëjta. Lojtarët kishin një inat të vërtet për veten, por ne e shfrytëzuam këtë në avantazhin tonë. Lojtarët treguan një skuadër të pjekur me qasjen e tyre”.

“Të luajmë kështu, kundër Manchester United, me rekordin që kishim kundër tyre, flet për nivelin e mendjeve të këtyre lojtarëve”, ka thënë Martinez.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum