Forlan mbetet te Interi

e premte, 20 prill 2012

Diego Forlan (Foto: Reuters)
Agjenti i Diego Forlan ka mohuar spekulimet të cilat e lidhin klientin e tij me një kalim në Brazil, duke thënë se sulmuesi dëshiron të mbetet te Interi.
 

Uruguaiani arriti në Giuseppe Meazza verën e kaluar nga Atletico Madrid, por ka dështuar si në formë po ashtu edhe në fitnes këtë sezon dhe u raportua se dy klubet braziliane Corinthians dhe Atletico Mineiro janë të interesuar për të.

“As Corinthians e as Atletico Mineiro nuk më kanë pyetur për Forlan. Nuk ka mundësi që ai të kthehet në Amerikën Jugore në këtë kohë”.

“Ai kurrë nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur në Brazil një ditë, por tash për tash ai dëshiron të mbetet me Interin, pasi dëshiron të fitojë diçka me fanellën e tyre”, ka thënë përfaqësuesi i Forlan, Daniel Bolotnicoff.
Forlan, i cili fitoi Topin e Artë në Botërorin 2010, ka shënuar vetëm dy gola në Serie A për Nerazzurrët këtë sezon

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum