Schuster: Reali favorit ndaj Atleticos

e mërkurë, 11 prill 2012

Bernd Schuster, Foto: Reuters
Real Madridi është favorit në derbin lokal të të mërkurës mbrëma kundër Atletico Madridit, megjithatë gjithçka mund të ndodhë në Vicente Calderon- ka deklaruar Bernd Schuster.
 

Los Blancos kanë nevojë për fitore, duke qenë se Barcelona është afruar në vetëm një pikë, prandaj të gjithë i konsiderojnë favoritë.

“Gjithçka mund të ndodhë në një derbi. Mund të ketë gola dhe përjashtime. Derbit janë të veçantë”.

“Nuk ka dyshim që Madridi është favorit, por ky është një moment kyç në sezonin e tyre. Edhe Atletico ka nevojë për pikë për të hyrë në garë për një vend që çon në Evropë”, ka thënë Schuster për Radio Marca. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum