570 paraqitje për Zanettin

e mërkurë, 11 prill 2012

Javier Zanetti, Foto: Getty Images
Ikona e Interit, Javier Zanetti, do të zhvendoset në pozitën e tretë të lojtarëve më të paraqitur në histori të kampionatit italian, Serie A, kur ai të zbresë për të 570-ën herë në fushë ndaj Sienës sonte mbrëma.




38 vjeçari ka 569 paraqitje për skuadrën nga Giuseppe Meazza dhe pritet që të barazohet me legjendën e Juventusit, Dino Zoff, kur ‘Il Capitano’ të paraqitet ndaj Sienës sonte mbrëma – një arsye tjetër pse Nerazzurët do të kërkojnë fitoren.

Zanetti iu bashkua Interit nga Banfield në verën e vitit 1995 dhe deri tani ka 750 paraqitje në të gjitha garat me Interin, kurse i vetmi që e ka kaluar në Serie A me paraqitje është legjenda e Milanit, Paolo Maldini, me 648 paraqitje.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum