Ronaldo: Nuk largohem nga Reali

e hënë, 2 prill 2012

Cristiano Ronaldo, Foto: Getty Images
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i ka përshkruar tri vitet e tij në Spanjë si shumë pozitive dhe u shpreh se nuk dëshiron të largohet.
 

“Këto vite te Reali kanë qenë pozitive. Vitin e parë e kam kaluar duke u adaptuar dhe nuk i përmbusha pritjet, ndërsa viti i dytë ishte i mirë, fituam një titull të madh.
Në aspektin individual, unë e fitova Këpucën e Artë dhe ndihem më i rëndësishëm tani, e karriera ime këtu mori kuptim tjetër. Tani po luftojmë për tituliln në La Liga dhe do ta fitojmë, jam i sigurt për këtë”.
“Unë kam kontratë këtu dhe dua të qëndroj deri në fund të saj”, ka deklaruar Ronaldo. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum