Stramaccioni: Moratti kërkoi spektakël

e hënë, 2 prill 2012

Andrea Stramaccioni, Foto: Getty Images
Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, është shprehur shumë i kënaqur me fitoren shumë atraktive ndaj Genoas, ndeshje që përfundoi me rezultat 5-4.
 

“Mendoj se me rëndësi është që fituam. Fakti se erdhi në mënyrë aq spektakolare do ta kënaqë Morattin, i cili kërkoi nga unë që të garantoj se ai do të argëtohet kur ta shikojë ekipin e tij”.

“Unë e kam parë një Inter sulmues dhe pozitiv që ishte në gjendje të shprehë cilësitë. Vërtet më pëlqeu performanca në pjesën e parë, përpos atij goli të vonshëm. Ishte një fitore e gjithë grupit, pasi të gjithë dhamë kontributin, prej 11-shes startuese e deri te zëvëndësuesit”, ka thënë Stramaccioni

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum