Bonucci pret që Milani të lëshojë pikë

e hënë, 2 prill 2012

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, shpreson që Milani të lëshojë sërish pikë në ndeshjet e mbetura të sezonit në Serie A, në mënyrë që Zonja e Vjetër të mbajë gjallë ambiciet për titull.
 

Barazimi i Rossonerëve dhe fitorja e Bianconerëve, ka bërë që dallimi në krye të tabelës të jetë vetëm dy pikë.

“Jemi angazhuar shumë që të arrijmë në këtë pikë. Nuk do të dorëzohemi, do të vazhdojmë ta ndjekim ëndrrën dhe të shpresojmë që ata të dështojnë sërish”, ka theksuar Bonucci për faqen zyrtare të Juves

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum