Guardiola, lavdata për Puyol

e mërkurë, 11 prill 2012

Carles Puyol (Foto: Getty Images)
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka lavdëruar kapitenin e skuadrës Carles Puyol, i cili të premten do të mbushë 34 vjet.


“Përtej kualiteteve të tij fizike, ai ende mund të luajë futboll. Ai jeton për këtë dhe ai kujdeset për veten”.

“Ai e përjeton çdo seancë stërvitore si të ishte e fundit e tij dhe luan si të ishte e para herë. Jam i kënaqur me të dhe edhe më i kënaqur se sezonin e kaluar”.

“Është inkurajuese pasi kjo më ndihmon mua të mendoj se mund ta vazhdojmë karrierën e tij dhe kjo është gjë e mirë për të dhe për Barcën”, ka thënë Guardiola.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum